Shevçenko: Ky Milan ka seriozitet, Higuain mban ekuilibrat e skuadrës

Andri Shevçenko është rikthyer të flasë mbi futbollin italian në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”. Ish-sulmuesi i Milanit, u shpreh shumë i kënaqur me punën që ka bërë administrata e re më në krye Leonardon e Maldinin.

SERIE A – Juventusi me Kristiano Ronaldon është forcuar akoma më shumë dhe ata besojnë më shumë se kurrë se mund të fitojnë gjithçka, por mbetet një garë e hapur. Jam entuziast për Milanin , që më në fund ka gjetur rrugën e duhur. Me Paulo Maldinin dhe Leonardon është qetësia , serioziteti tani është maksimal, trajneri i besohet. Askush s’po thotë se do ata do të fitojmë Champions-in, janë në ndërtim, por për rikthehen së qenit kompetitiv dhe kjo më gëzon shumë. Serioziteti dhe profesionalizmi i këtij Milani më bëjnë krenar. Duhet të punojnë, por do të rikthehen si më parë”

GATUZO – “ Rino (Gatuzo) nuk ka vetëm karakterin pikë të fortë. Ai ka treguar se është një trajner që i ka shtuar diçka skuadrës”.

KUTRONE – “Edhe vitin e kaluar e kam thënë se ishte një lojtar cilësor. Gjen përherë rrugën e golit, diçka që është thelbësore për një sulmues, duke punuar me kampionë si Higuain, ai vetëm mund të përmirësohet”

HIGUAIN – “Është mëse e drejtë që skuadër duhet të ndërtohet për të ardhmen, duke pasur shumë lojtarë të rinj, por Gonzalo është në kulmin e karrierës së tij dhe nuk do të ndalet së shënuari gola. Ai luan prej vitesh në Seria A dhe e ka treaguar se ç’është i aftë të bërë. Ndihmon ekipin në shumë gjëra, ai rregullon ekuilibrat në fushë dhe ndihmon skuadrën jo vetëm me gola”

DERBI – “Interi e filloi keq kampionatin, por pak nga pak rezultatet po vijnë. Spaleti është një trajner i mirë dhe Interi ka një skuadër me lojtarë cilësorë, nuk është vetëm Ikardi, i cili është një sulmues i madh, një kapiten dhe lider i aftë të karikojë kolegët e tij”, përfundoi Shevçenko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online