Sherri: Situata te Vllaznia e paqartë, ofertat ia kam treguar klubit!

Ekipi i Vllaznisë u ringjit në Kategorinë Superiore, pas një sezoni të suksesshëm në Kategorinë e Parë. Protagonist te skuadra shkodrane ka qenë edhe portieri Alen Sherri, i cili përpos suksesit që u arrit, për SportEkspres.com deklaron se situata në ekip është e paqartë. Këtu Sherri veçon edhe faktin se Vllaznia është nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës dhe zgjedhjet e 30 qershorit po e mbajnë peng skuadrën.

SITUATA TE VLLAZNIA – “Vllaznia administrohet nga Bashkia e Shkodrës, e duke qenë se më 30 qershor janë zgjedhjet lokale, situata për vazhdimësinë është e paqartë. Unë kam edhe një vit kontratë me Vllazninë dhe kam dëshirë ta respektoj atë. Kështu më bëhet më mirë, por deri më tani askush nuk ka lëvizur për të na thënë se si do të vazhdojmë në këto kushte zgjedhore”.

OFERTAT – “Për etikë nuk po ju tregoj ekipet që janë interesuar për mua, dhe këtë nuk e bëj për presion ndaj askujt. Por një ekip në Kategorinë Superiore dhe një ekip i huaj më kanë bërë oferta, të cilat unë ia kam përcjellë klubit. Dua të qëndroj në Shkodër”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online