E bujshme: Ylli i sulmit braktis Barçën, destinacioni i ardhshëm në MLS!

Zllatan Ibrahimoviç, Karlos Vela, Uejn Runi, Luis Nani dhe së fundmi… Luis Suarez! Uruguajani duket se do të ketë si destinacion të ardhshëm SHBA-në dhe MLS-në. Sipas mediave në Spanjë, sulmuesi i Barçës do të kalojë në fund të sezonit të ardhshëm në ekipin e ri të Dejvid Bekam.

Inter Miami është ekipi i anglezit, që do të nisë rrugëtimin në futboll në vitin e ardhshëm. Klubi i Bekam do të regjistrohet menjëherë në elitën e futbollit amerikan dhe ish-ylli i Realit dhe Mançester Junajtid po përpiqet të ndërtojë një ndër skuadrat më të forta.
Suarez ka një kontratë që e mban të lidhur me Barçën deri në vitin 2021, por në fund të sezonit të ardhshëm duhet përmendur fakti që uruguajani do të jetë plot 33 vjeç dhe ndoshta në Katalonjë do të mendojnë për një tjetër sulmues.

Kështu, pavarësisht se Suarez nuk ka dhënë ndonjë reagim për këto spekulime, gjithçka duket më se e mundur, me sulmuesin që do ta shohim sezonin e ardhshëm përtej oqeanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online