“Shënoni sa më shumë gola”, Klop tregon sekretin e fitores përballë Bërnlit

Ndeshja mes Liverpulit dhe Bërnlit pati shumë polemika, për shkak të disa vendimeve të ekipit të arbitrave. Në golin e parë, që u shënua nga Bërnli, portieri Alison u pengua nga dy lojtarë të Bërnlit dhe krosimi nga goditja e këndit shkoi direkt e në rrjetë. Edhe goli i katërt për Liverpulin, që i siguroi fitoren 4-2, ishte i kontestuar, pasi Daniel Starrixh ishte në pozicion të parregullt.

Pas ndeshjes, Klop foli për këto episode të dyshimta, si dhe për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në fjalën e tij, trajneri gjerman i Liverpulit tha: “Nuk mund ta pengosh portierin ashtu. Gjithsesi, arbitri nuk e pa dhe fat i mirë për ne që e pësuam që në minutat e para.

Kishim mundësi për ta përmbysur ndeshjen dhe djemtë ia dolën. Ishim shumë të qetë gjatë gjithë takimit dhe kjo qetësi na ndihmoi që të arrinim te triumfi. Ata u mbrojtën me shumë dëshirë, por ne krijuam shumë raste dhe besoj se e merituam fitoren. Vijnaldum dhe Lalana bënë një ndeshje perfekte në mesfushë. E dinim që duhet të shënonim sa më shumë gola përballë një Bërnli shumë të organizuar dhe jam i kënaqur që morëm tri pikët”, përfundoi strategu gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online