Interi kalon Spalin pa probleme, triumf edhe për Gjimshitin (VIDEO)

Janë luajtur sot katër sfida të vlefshme për javën e 24-të në Serie A dhe rezultatet kanë qenë nga më të ndryshmet. Interi bëri detyrën përballë Spalit në shtëpi, duke triumfuar pastër 2-0. Edhe pse miqtë dukeshin të pathyeshëm në pjesën e parë, pjesa e dytë ishte shumë ndryshe.

Politano dhe Galiardini në harkun kohor të 10 minutave i dhanë fitoren zikaltërve, të cilët ruajnë ritmin e Milanit. Torino ka marrë një sukses të rëndësishëm në transfertë kundër Frosinones, me rezultatin 1-2. Një dopietë e kapitenit Beloti ka mjaftuar që Torino të marrë tri pikët.

Atalanta e nisi takimin vetëm me Gjimshitin titullar, pasi Berisha u ul në stolin e rezervave. Mbrojtësi kuqezi shijoi triumfin, pasi luajti 90 minuta në fitoren 1-2 kundër Sampdorias. Golat nga Zapata dhe Gosens në pjesën e dytë i dhanë tri pikët Atalantës.

Serie A, java 27

Inter – Spal   2-0
Politano 68’, Galiardini 78’

Frosinone – Torino 1-2
Paganini 42’ / Beloti 56’ 78’

Sampdoria – Atalanta  1-2
Kualjarela 67’ / Zapata 50’, Gosens 77’

Bolonja – Kaljari  2-0
Pulgar 34’, Soriano 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online