Shehi: Shpresoj që Oto Xhon të na e shpërblejë, kundër Tiranës për rikthim

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur para ndeshjes kundër Tiranës për mediat, ku ka prekur disa tema. Duke vlerësuar në maksimumin kundërshtarin e radhës, Shehi pranoi se nuk ka vendosur ende për ndonjë formacion, por siguroi që Oto Xhon do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës, pavarësisht episodit të javës së shkuar.

Po ashtu, numri një i “Ujqërve të Dëborës” foli edhe për mungesën e Vangjelit. Mes të tjerash, Shehi tha:

RIKTHIMI – “Fitorja kundër kundërshtarit të radhës është detyrim për ne. Luajmë kundër Tiranës dhe është detyrim për t’u rikthyer aty ku duhet. U rikthyem kundër Laçit, por pësuam një disfatë në Vlorë. Tani është koha të rikthehemi sërish”.

FORMACIONI – “Kisha disa lojtarë në dyshim, disa kishin luhatje. Nuk i kemi lojtarët në 100% të formën optimale. Kundër Tiranës nuk do të ketë asgjë ndryshe, por ne kushtëzohemi nga dëmtimet. Në bazë të kundërshtarit dhe për ato që thashë më lart, do të vendos edhe për formacionin”.

VANGJELI – “Mungesa e Vangjelit ndihet pasi ka qenë lojtar stabël në rolin e tij. Shpresoj të mos ndihet shumë mungesa e tij në këtë ndeshje”.

OTO XHON – “Ta kryqëzosh, është gjëja më e thjeshtë. Është e thjeshtë ta përdorësh si thes dhe ta godasim. Por Oto Xhon është lojtar i jonë dhe do t’i japim përsëri mundësi dhe shpresoj të na e shpërblejë”.

NDESHJA – “Sigurisht që jemi në pozita pak ndryshe dhe nesër është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Tirana ka pasur vazhdimësi, ndryshe nga ne. Ne kemi bërë futboll, por po bëjmë gabime individuale, që po na humbasin dhe pikë. Nesër e kemi për detyrë të japim maksimumin dhe të rikthehemi aty ku na takon”,- u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online