Shehi me tre mungesa, Skënderbeu kërkon kthesën

Humbja me Teutën la një shije të hidhur në kampin korçar, por kampionati vazhdon dhe nuk ndalet. Ndeshja e radhës vjen shpejt, ndërsa kampionët në fuqi do të përballen në transfertë kundër Kukësit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës ditën e premte, ndërsa 3 janë mungesat e Orges Shehit për sfidën e fortë me ekipin verilindor.

Marko Radas, Blerim Krasniqi dhe Ardit Hoxhaj nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin e Skënderbeut. Kapiteni kroat është i dënuar me kartonë, ndërsa dy sulmuesit janë të dëmtuar.

Shehi ka analizuar gabimet e shfaqura me Teutën, por pa e rënduar shumë ekipin. Ai ka kërkuar lojtarëve të reagojnë kundër Kukësit dhe të futen në fushë me mentalitetin dhe personalitetin e duhur. Përballja është e fortë, Kukësi vjen nga dy fitore në transfertë dhe kërkon me çdo kusht vazhdimësinë, por Skënderbeu ka treguar se sillet si ekip i madh kundër të mëdhenjve.

Faza e parë përfundoi me fitoren e korçarëve me golin e Gripshit, ndërsa dueli i dytë zhvillohet në Kamzë. Bardhekuqtë kanë fituar dy sfidat me Partizanin, madje kanë arritur të fitojnë dhe në Vlorë. Ata renditen në vendin e dytë dhe diferenca me të kuqtë kryesues është 4 pikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online