Berisha flet si titullar: Konkurrenca na bën mirë, të rikuperojmë ndaj Udinezes

Etrit Berisha duket se më në fund e ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Atalantës. “Gardiani” kuqezi ka luajtur nga minuta e parë në 5 sfidat e fundit me skuadrën nga Bergamo duke i dhënë fund politikës së trajnerit Gasperini për të bërë lëvizje herë pas here.

Portieri i Kombëtare ka folur për “TuttoAtalanta” duke komentuar situatën në skuadrën e tij. Portieri tregon se konkurrenca është diçka pozitive që e ndihmon ekipin që të rritet akoma dhe më shumë.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, si me Golinin, ashtu dhe me Rosin. Konkurrenca është si një stimul më shumë. Ne duhet të bëjmë mirë gjatë gjithë javës dhe në ndeshje vendos Gasperini se kush do të luajë.

Me Napolin nuk kishte shumë diferenca në fushë, por loja mori një rrjedhë tjetër. Milik godi nga një kënd i vështirë dhe një hap para i imi, bëri që ai të shënonte një gol të bukur. Në ndeshjen me Udinezen kemi mundësi të rikuperojmë diçka dhe të rikthehemi te suksesi, por edhe duke bërë një lojë të mirë. Ne duhet të marrim pikë ndaj një skuadre që është në vështirësi, pasi do të largohet nga vendet e ulëta ku ndodhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online