Shaqiri s’udhëton drejt Serbisë, Klop shpjegon vendimin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Xherdan Shaqiri nuk ka udhëtuar me skuadrën e Liverpulit në transfertën ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd. Trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi, që nuk mund të konsiderohet si i papritur.

“Kemi dëgjuar e lexuar shumë nga spekulimet se çfarë pritje do të kishte Shaqiri në Beograd. Megjithëse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, duam të shkojmë atje duke qenë të fokusuar 100% në aspektin futbollistik, s’duam të mendojmë për gjëra të tjera”

“Duam që të shmangim shpërqendrime në lojë dhe të fokusohemi te futbolli dhe vetëm të futbollit, prandaj Shaqiri nuk është përfshirë në takimin e nesërm dhe ai e ka pranuar këtë vendim tonin. Ai është lojtari ynë dhe do luajë për ne shumë herë në të ardhmen, por jo të martën”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *