Shaqiri: Jam në ekipin perfekt, një ofertë nga Bajerni do më emociononte

Xherdan Shaqiri është futbollisti i vetëm i Liverpulit që ka provuar të luajë me Bajernin e Mynihut. Të nesërmen sulmuesi nga Gjilani do të vihet përballë ish-ekipit. Në një intervistë për medien zvicerane  “watson”, Shaqiri ka kujtuar kohën kur luante te Bajerni dhe ka folur për raportin me Jyrgen Klop.

GOL KUNDËR BAJERNIT ? – “Do të isha shumë i lumtur nëse do të shënoja gol në këto dy takime që kemi ndaj Bajernit. Zakonisht nuk e vras shumë mendjen kur shënoj, por do të ishte shumë e veçantë ndaj Bajernit. Nuk di të them a do festoja ose jo. Kjo do të varet nga gjendja në të cilën jam në momentin”

KUJTIMET – “Kam kujtime shumë të mira nga ndeshje me Bajernin. Momenti im më i mirë në karrierë. Ishin një periudhë prej 2 vitesh e gjysmë me shumë trofe dhe emocione. Mësova shumë atje, jo vetëm në aspektin e sportit, por edhe atë njerëzor. Krijova dhe shumë miqësi. Sa herë shkoj në Mynih ndihem si në shtëpi”.

RIKTHIM – “Një rikthim te Bajerni është krejtësisht i mendueshëm për mua, pasi Bajerni është një ekip që e kam përzemër. Nëse do të kërkonin sigurisht që do të ishte diçka shumë interesante dhe emocionuese për mua. Por tani që jam në klubin perfekt me trajnerin perfekt”.

KLOP – “Ai ka ndryshuar shumë gjëra këtu. Kur vij në stërvitje vërej që çdo punëtor i klubit nga kopshtarët te kuzhinierët e dashurojnë atë. Është njeri shumë miqësor që flet me këdo. Gjëja më e rëndësishme tek ai është karakteri i tij. Me një karakter të mirë mund arrish shumë gjëra në jetë. Ai di si të ndërtojë raporte njerëzorë”.

SHORTI ME BAJERNIN – “E dija që në moment që do ta kishim shumë të vështirë, gjithsesi mbetet një sfidë interesante. Do të përpiqemi t’i sulmojmë ata në pikat e tyre të dobëta. Duam të rikthehemi në finale ashtu si vitin e kaluar. Bajerni ishte ekipi që doja ta shmangia më shumë nga të gjithë”.

EKIPI FAVORIT – “Do thosha që Bajerni vjen si favorit në këtë takim. Ata ndoshta kanë qenë klubi më i mirë në botë gjatë viteve të fundit. Gjithmonë luajnë për të fituar trofe. Megjithatë dhe ne te Liverpuli jemi në rrugën për shkuar atje ku Bajerni ndodhet tani”.

LARGIMI NGA STOUK SITI –“Kalova tri vite të bukura te Stouk Siti. Ata më dhanë shansin për të luajtur në Premier League, por fatkeqësisht ranë një kategori më poshtë. U zhgënjeva shumë, pasi ai klub nuk e meritonte atë gjë. Por më pas pë duhej një sfidë e re dhe mu dha shansi te Liverpuli. Jyrgeni (Klop) më mori në telefon dhe më tha se i duhesha në skuadër. Nuk hezitova aspak, pasi doja të luajë për një klub të madh”.

KONTAKTI I PARË ME JYRGEN KLOP – “Vëllai im Erdini më njoftoi për telefonatën e tij, më pas Klop më dërgoi një mesazh dhe më pyeti a mund të flisnim me video-telefonatës. I thashë sigurisht dhe ishte bisedë shumë e këndshme”, përfundoi Shaqiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *