Materaci: Kurrë tifo kurrë për Juven, dështim nëse nuk fitojnë Championsin!

Marko Materaci është një ndër lojtarët që kurrë nuk do të harrohet nga tifozët italianë, sidomos ata të Interit. Ish-mbrojtësi kaloi plot 10 vite në “San Siro”. Së fundmi, italiani ka folur për mediat, duke diskutuar mbi Juventusin. 45-vjeçari ka analizuar bardhezinjtë, ku ka thënë se në rast se ata nuk fitojnë Championsin do të ishte një dështim.

“Kur fiton shumë në Itali, gjithmonë kërkon të bësh hapin tjetër, që është të fitosh Championsin. Verën e kaluar morën një lojtar që nuk krahasohet me asnjë tjetër në Champions. Është e vështirë për këdo për t’i marrë titullin atyre, sepse kanë një ekip të organizuar, që kanë fituar dhe kanë luajtur për shumë kohë me njëri-tjetrin.

Do të jetë problem në rast se nuk e fitojnë Championsin, pasi do të jetë një sezon i dështuar. Gjithsesi, si një tifoz i Interi nuk mund të mbështes Juventusin. Nëse e fitojnë, atëherë do t’i komplimentoj si italian që jam, por kurrë nuk do të gëzohem për ta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online