Grizman: Ëndërrojmë finalen në shtëpi, ju tregoj futbollin specifik të Atletikos

Antuan Grizman u transferua në verën e vitit 2014 nga Real Sociedadi tek Atletiko e Madridit, aty ku është kthyer në yllin dhe liderin e ekipit. Sulmuesi francez po bën mirë prej vitesh dhe po shënon pafund. Objektivi i madh për këtë sezon është finalja e Champions Ligës, që do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitana”.

Grizman ka dhënë një intervistë interesante për “UEFA.com”, duke e nisur metodën e punës së Diego Simeones, përmirësimin e tij si futbollit dhe ëndrrën e madhe për të mbërritur në finalen e shtëpisë. Rrugëtimi është i gjatë dhe i komplikuar dhe gjithçka nis nga dy përballjet e zjarrta kundër Juventusit të Kristiano Ronaldos.

KALIMI TEK ATLETIKO – “Stili i lojës së Simeones ishte pak ndryshe me atë që isha mësuar te Real Sociedadi, sepse tek Atletiko luhej më shumë taktikisht dhe në mbrojtje. Mu desh të mësoja, të shikoja shokët e skuadrës dhe të dëgjoja. Brenda pak muajsh arrita të siguroj një vend në formacion. Në fillim ishte e vështirë, sepse nuk isha përshtatur. Çdo sulmues preferon të qëndrojë në sulm dhe të presë topin, por kjo është diçka që nuk mund ta bësh këtu. Në ekipin tonë të gjithë duhet të punojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në fazën defensive për të kërkuar fitimin e topit. Me kalimin e kohës mëson të zbavitesh dhe një gjë të tillë e bën duke luftuar për rikuperimin e topit dhe fitimin e dueleve. Kjo gjë të jep siguri kur ke topin në anën tënde.”

PËRMIRËSIMI – “Për momentin e konsideroj vetën pjesë të rëndësishme të projektit të Atletikos dhe kjo gjë më ka ndihmuar të vendos për të ardhmen, përveç faktit që kam mbështetjen e klubit, trajnerit dhe shokëve të ekipit. E di që këtu kam një rol kyç dhe do jap gjithçka për të ndihmuar Atletikon të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.”

CHAMPIONS – “Në ekip kemi lojtarë që kanë luajtur në finale Champions Lige, Europa Lige dhe Kupe Bote. Ne tashmë jemi më të sigurt kur përballemi me momente dhe ndeshje të rëndësishme. Mendoj se në këto situata arrijmë të japim më të mirën tonë. Ka fytyra të reja në ekip, por baza është gjithmonë e njëjta dhe falë kësaj do të shkojmë shumë larg.”

FINALJA NË SHTËPI – “Sigurisht që një gjë e tillë na motivon më shumë. Fakti që finalja e Champions Ligës do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitana’ është një motivim i madh për ne dhe tifozët. Atmosfera është gjithmonë fantastike në stadiumin tonë dhe kemi nevojë për një gjë të tillë. Një finale në shtëpi do të ishte një festë e madhe për gjithë popullin e Atletikos. Rrugëtimi do të jetë tepër i vështirë, por do të japim më të mirën tonë. Do bëjmë maksimumin për të mbërritur në finale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online