Shameti: Sakrifikoj prej 10 javësh, u ndëshkuam nga neglizhenca

0

Ylli Shameti është një lider në mbrojtjen e Kukësit. Kapiteni i verilindorëve foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, teksa u shpreh se ai sakrifikon që prej 10 javësh dhe luan me një dëmtim.

NDESHJA – “Mendoj se sot u futëm më shpejt në lojë. 10 minuta e para Teuta bëri qarkullimin  topit. Bëmë një ndeshje të mirë dhe me këto raste që kishim nuk duhet të kishim dalë me një pikë. Ndëshkohemi nga neglizhenca e të gjithëve dhe na vjen keq, pasi ndodh ndeshje pas ndeshje. Duhet parë kjo situatë. Kundërshtari vjen një herë shënon dhe merr një pikë. Duhet ta fitonim këtë ndeshje, pas atyre rezultateve negative. Kemi ndeshje në të ardhmen dhe duhet të rregullojmë gabimet. I tillë është futbolli.”

MUNGESAT – “Kam nja 10 javë që sakrifikoj. Që nga ndeshja me Tiranën në fazën e parë. Janë gjëra të vogla, në fushë duhet të japim maksimumin. Dëmtimet janë shumë të rëndësishme, si Simo dhe Musolli. Futbolli i ka dhe nuk mund të varemi nga ata. Pjesa tjetër duhet të japë më të mirën dhe të ketë një marsh më tepër. Pikët po ikin dhe rivalët po shkëputen, por ne jemi Kukësi dhe nuk heqim dorë duhet të shohim para dhe të rikthemi te trepikëshat.”

TITULLI – “Presidenti ka të drejtë që të vërë objektivat e tij. Kukësi çdo vit është për kampion. Një ekip që duhet të dalë kampion pa stadium është e vështirë, por ne e kemi marrë përsipër dhe duhet të japim më shumë në fushë dhe të rregullojmë gabimet. Duhet të minimizojmë gabimet dhe kjo vetëm na ka penalizuar deri tani. Ne kemi zhvilluar ndeshje të mira në vazhdimësi.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.