Dëmtimet e Pogba dhe Marsial, Deshamp rikthen më në fund në kombëtare sulmuesin

Kombëtarja franceze e futbollit, do të luaj dy sfida në datat 16 dhe 20 nëntor, ku fillimisht do të sfidojnë Holandën në transfertë, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve dhe më pas, 4 ditë më vonë do të presin Uruguajn në një miqësore.

Në kuadër të këtyre ndeshjeve Didier Deshamp e ka publikuar listën e të grumbulluarve prej ditësh, por ditën e sotme federata franceze ka bërë të ditur se ka pasur dy dëmtime. Pol Pogba dhe Antoni Marsial nuk do të jenë pjesë e grumbullimit si pasojë e dëmtimeve.

Zëvendësuesit e dy lojtarëve të Mançesterit do të jenë, Musa Sisoko dhe Aleksandër Lakazet. Ky i fundit rikthehet pas më shumë se një viti në kombëtare. Paraqitjet e mira me fanellën e Arsenalit, duket se më në fund e kanë bindur trajnerin Deshamp për ta grumbulluar sulmuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online