Shameti: Ja avantazhi i vetëm i Partizanit! Padiskutim ata do gabojnë…

Kapiteni i Kukësit Ylli Shameti ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC NEWS”. Qendërmbrojtësi i verilindorëve foli mbi ndërhyrjet në merkaton e janarit dhe garën për titull, që këtë vit do të jetë tejet e luftuar.

“Unë mendoj se në verë nuk janë bërë goditjet e duhura, prandaj stafi teknik dhe presidenti kanë menduar të bëjnë këto afrime për të mbuluar ato vende ku kemi pasur probleme. Prandaj kemi marrë dy, tre lojtarë që e njohin kampionatin shqiptar, gjë kjo që ndihmon në kolaudimin me ekipin”.

VALDET RAMA – “Ai ka vetëm dy ditë në stërvitje, nuk mund të flas për gjendjen e tij fizike. Loja është ajo që do e tregojë parametrat që ka dhe sa do të mund të në shërbejë, kjo është më e rëndësishmja”

DUELI PËR TITULL – “E rëndësishme është që në vazhdimësi. Të pesta ekipet e kreut do luftojnë për pikë të pIota në çdo ndeshje. I vetmi avantazh që ka Partizani ndaj nesh është pesë pikëshi i diferencës, që iu heq presionin për një hap fals të mundshëm, diçka që ne nuk e kemi, por ata mund të vihen në këtë pozitë në të ardhmen. Këtë diferencë pikësh ne duhet ta rikuperojmë rrugës. Padiskutim do ta bëjë hapin fals”, përfundoi kapiten i Kukësit.

One thought on “Shameti: Ja avantazhi i vetëm i Partizanit! Padiskutim ata do gabojnë…

  1. o kasap i gjirokastres , kur flet per partizanin dukesh sikur te ka ngecur dicka ne gurmaz prandaj mos e rruaj fare tullen po mbaje me shkum

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online