Juventusi nuk ka zyrtarizuar akoma trajneri e ri. Në vendin e lënë bosh nga Maks Alegri pritet të ulet Mauricio Sarri, por bardhezinjtë ëndërrojnë akoma për Pep Guardiolën. Gjithsesi, spanjolli është i qartë me fjalët që zgjedh të thotë dhe martesa e tij me kampionët e Italisë është e pamundur.
“Kemi një rivalitet të pastër me Liverpulin e Klopit, por jo vetëm me ta. Premier Liga ka pesë skuadra shumë të forta dhe rivaliteti është i ashpër. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga zero dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur spanjolli i stolit të kampionëve të Anglisë.
Një tjetër konfirmim që nuk ka shanse që 48-vjeçari të zbarkojë në Torinon bardhezi, aty ku pritet që ta bëjë një gjë të tillë Mauricio Sarri.