Seria e largimeve te Teuta vazhdon, e mbyll dhe gardiani i portës

Pas Tomislav Bushiç dhe Gerhard Prognit, nga Teuta është larguar edhe portieri Isli Hidi. Gardiani i portës nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me “Djemtë e Detit”, pasi kontrata i ka mbaruar dhe rinovimi nuk iu ofrua.

Hidi iu bashkua Teutës në fillim të sezonit të shkuar dhe ishte një nga pikat kyçe të skuadrës në arritjen e vendit të tretë, që i çoi dhe në Kupat e Europës. 38-vjeçari luajti 33 ndeshje në Superiore.

Një portier me shumë eksperiencë, tashmë Hidi është në pritje të ndonjë oferte të re. Ndërsa Teuta pritet të hidhet në sulm këtë merkato për të afruar ndonjë portier të ri, por deri më tani, vetëm Çeleski është në kampin durrsak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online