Surprizon Milani, ndjek nga afër sulmuesin e Rejnxhërsit

Andre Silva, Kristof Piatek, Patrik Kutrone dhe Fabio Borini janë vetëm disa nga lojtarët që trajneri Xhampaolo mund të përdorë në majë të sulmit te Milani. Megjithatë, kjo merkato do të ndryshojë shumë gjëra. Andre Silva është me valixhe në dorë, mungon vetëm akordi personal me klubin e Monakos.

Gjithashtu, edhe Kutrone ka bërë gati pasaportën, për një kalim në Premier League te Ulvërhampton.
Borini shihet më shumë si një lojtar krahu, ndërsa Piatek mbetet i vetëm në majë të sulmit. Xhampaolo kërkon të afrojë dhe një tjetër sulmues që të jetë partner me bomberin polak, ose të qëndrojë në pritje të mundësisë së tij në rast të një dëmtimi të 23-vjeçarit. Një lojtar me karateristika të tilla, mendohet të jetë Alfredo Morelos.

Ylli i Rejnxhërsit është një lojtar shumë cilësor dhe konsiderohet si futbollisti më i mirë që luan në elitën skoceze. Në ditën e tij, Morelos është i pandalshëm, një gjahtar goli dhe një luftarak i lindur. Cilësitë e tij brenda fushës së lojës janë shumë të mira dhe do të ishte një opsion i lirë për Milanin, megjithatë, kolumbiani është disi problematik jashtë fushave të lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online