Semedo do largimin, ardhja e një luzitani e liron nga “zinxhirët”

Nelson Semedo është objektivi kryesor i Atletikos së Madridit. Largimi i Huanfran ka lënë një hapësirë të madhe boshe dhe portugezi i Barcelonës është i zgjedhuri i teknikut Simeone. Lojtari është i pakënaqur me mënyrën e trajtimit nga ana e bashkëlojtarëve dhe trajnerit Valverde e kështu ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”.
Barcelona nuk e ka në shitje mbrojtësin dhe deri tani i ka refuzuar kërkesat e tij për t’u larguar. Megjithatë, lëvizja e fundit e katalanasve ka bërë që të hidhen dyshime mbi të ardhmen e Semedos. Siç raportojnë mediet spanjolle, Barça është në garë për Zhoao Kanselon. Përfundimi me sukses i këtij operacioni do të ishte çelësi, që hap derën e largimit për Semedon.

Luzitani ka shfaqur një formë mjaft të mirë dhe në shumë raste ka qenë në një nivel më të mirë se Serxhi Roberto. Gjithsesi, kurrë nuk e ka bindur Valverden se mund ta mbajë peshën e një poicioni aq delikat. Insistimi i vazhdueshëm për t’u larguar mund të pranohet nga Barça. Një nga opsionet, është përfshirja e tij ne operacionin për të sjellë Grizman në Barcelonë. Barça e vlerëson 25-vjeçarin 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online