Laçi u mund nga Luftëtari në shtëpi, ndërkohë që në tre ndeshjet e para të këtij viti kurbinasit ende nuk kanë arritur të shënojnë. Situata në kampin bardhezi nuk është e mirë dhe nisur nga kjo kapiteni Gentian Selmani ka edhe një mesazh për shokët e skuadrës.
Ai u jep zemër atyre përmes një postimi në Instagram dhe ajo çka ai thotë është shumë e qartë: “Individualisht jemi të fortë. Së bashku, me Zoti, jemi të pandalshëm. Kurrë mos u dorëzo”.
ASANI – Sulmuesi anësor i Partizanit është nga ata që nuk i pëlqen shumë të mbrojë. Në ndeshjen e fundit me Kamzën ishte vendimtar, pasi shënoi golin e vetëm të takimit dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
Gjithsesi trajneri Gega nuk e ka lënë të vetëm Asanin. Labinot Ibrahimi nuk është nga ata që përparon shumë dhe misioni i tij është i qartë, duke ditur që Asani ndonjëherë “harron” të mbrojë. Sulmuesi në Instagram shkruan: “Labinot Ibrahimi, ma ruaj shpinën vella”.