“Selman Stërmasi” plot, formacione pa surpriza. Titullarët në Korçë

Derbi nis prej orës 16:30, por kur ka edhe rreth një orë për të nisur takimi, thuajse 80% e stadiumit është mbushur me tifozë. Ndërkohë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare dhe Gega e Mema nuk kanë fshehur asgjë gjatë stërvitjeve dhe rreshtimi është ai që parashikohej.

Në Korçë ka ndryshime, teksa Skënderbeu i kthehet modulit 4-3-3 me Krasniqin që mbështetet nga Bregu e Gripshi. Mbrojtja është ajo e zakonshmja, me Radas e Pëllumbin në qendër. Nga krahët luajnë Vangjeli dhe Abazi. Te Teuta rikthehet Frashëri në mbrojtje, ndërkohë që osmani luan në mesfushë me Sidibe dhe Gashin. Kallaku është zhvendosur para tyre dhe luan pas dyshes së sulmit, Bushiç-Progni.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33
E SHTUNË, MË 4 MAJ 2019, ORA 16:30

PARTIZANI-TIRANA
Partizani (4-2-3-1):
Hoxha – Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi – Hila, Atanda – Mala, Duka Çinari – Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Tirana (4-1-4-1):
Abibi – Daja, Turtulli, Imami, Hoxhallari – Mauexhe – Doka, Kobina, Hasani, Greca – Ngo. Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari. Gjyqtarë linje: Eldorian Hamiti, Andi Koçi

SKËNDERBEU-TEUTA
Skënderbeu (4-3-3):
Teqja – Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi – Dita, Sibo, Pervan – Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Teuta (4-3-1-2):
Hidi – Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj – Sidibe, Osmani, Gashi – Kallaku – Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *