Asani-Mensah, çfarë “dënimi” nga Partizani!

Partizani-Tirana nuk luhet vetëm në stadiumin “Selman Stërmasi”. Jo shumë larg, në kompleksin “Skënder Halili” ka edhe një derbi mes ekipeve B. Të kuqtë duan të ngjiten në Kategorinë e Parë dhe po luftojnë të kapin vendin e dytë në grupin A të Kategorisë së Dytë.

Për t’i arritur këtij qëllimi, në klubin e Partizanit kanë vendosur që dy prej titullarëve dh elojtarëve më të mirë të luajnë me ekipin e dytë. Jasir Asani dhe Emanuel Mensah janë të pezulluar me kartonë dhe nuk mund të aktivizohen në derbi me ekipin e parë.

Dëshira e tyre do ishte të ishin nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega dhe të jepnin kontributin e tyre për ekipin në finalen e titullit kampion, ose të paktën të përjetonin emocionet e derbit nga tribuna. Kjo nuk do të ndodhë dhe ata janë të “dënuar” të ndihmojnë Partizanin B të mposhtë bardheblutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online