Dosti: Do vija në këmbë për të festuar, sot Partizan dhe futboll tjetër

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, kampion dhe golashënues i sezonit 1992-1993, ka folur sot për ekipin e kuq në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “E kam ndjekur gjithmonë Partizanin. Kanë qenë vite te gjata vuajtje për të ardhur në këtë moment, ku është shumë pranë titullit të 16-të”.

“Nuk ka lidhje kjo skuadër me atë të atyre viteve. Ishte tjetër futboll. E donim shumë futbollin, edhe pse vuanim. Luanin për fanellën, sot është diçka tjetër. Është biznes. Nuk ka lidhje me kohën tonë”.

“Titull sërish, apo klub i organizuar? Do doja investim të përgjithshëm, Partizani të ketë shtëpinë dhe stadiumin e vet. Dua të përfundojnë këto vuajtjet duke luajtur në stadiume të tjera. Besoj se Partizani do investojë në ekipet zinxhir dhe në shtëpinë e vet”.

“Festa e titullit? Do vija edhe në këmbë për të festuar. Sot do marr informacion, por jam profesionist. Të presim momentin që të jemi kampionë të Shqipërisë”.

“Trashi, Asani, Telushi dhe Hoxha janë lojtarë shumë të mirë. Gjithashtu edhe Ibrahimi. Këta janë forca e ekipit, por forca më e madhe është grupi. Gega ka investuar të ndërtojë një skuadër dinjitozë dhe të fortë, në mënyrë që të fitohej titulli pas 26 vitesh. Uroj që sot të mbyllet çështja e titullit, këtu në derbi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online