Sakaj nuk i trembet transfertës: Me Apoloninë “skanojmë” renditjen

Oriku është njera nga skuadrat e Kategorisë së Parë, që në debutimin e saj në këtë kategori synon renditjen në pesë të parat e Grupit B. Në 16 javët e luajtura kjo skuadër ka arritur 6 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje dhe kështu numëron 24 pikë të grumbulluara.

Aktualisht ndodhet në grupin e katër skuadrave që kërkojnë pesëshen e parë, së bashku me Egnatian, Lushnjen, Apoloninë e Pogradecin. Në ndeshjen e parafundit të fazës së dytë, Oriku luan në transfertë në Fier me Apoloninë, sfidë kjo me një nga rivalët direkt për pesëshen e parë.

Për SportEkspres.com, trajneri i Orikut, Artan Sakaj, deklaron se kjo është një ndeshje shumë e vështirë, por që nuk e ndalon skuadrën e tij të kërkojë maksimumin. “Kampionati është i vështirë, nga fillimi e deri në fundin e tij. Kështu që ndeshja në Fier është vështirësia e radhës për Orikumin. Ne do të luajmë për të marrë maksimumin nga kjo sfidë, sepse është vendimtare për renditjen në pesë skuadrat e para të Grupit B”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online