“Sarri te Juventusi? Tradhëti e pastër ndaj popullit napolitan”

Mauricio Sarri është shumë pranë transferimit te Juventusi. Emri i trajnerit të Çelsit kryeson listën e drejtuesve bardhezinj dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.

Përpara se të merrte drejtimin e “Bluve të Londrës”, 60-vjeçari drejtoi tre sezone Napolin. Futbolli fantastik i tij i zbaviti tifozët napolitanë, pavarësisht se trofetë munguan.

Qyteti jugor u lidh shpirtërisht me Sarrin, i cili cilësohej nga të gjithë si komandanti. Largimi i tij nga Italia dhembi shumë, por ulja e një emri të madh si Karlo Ançeloti qetësoi shpirtrat e napolitanëve.

Megjithatë, ata janë afër provimit të një tjetër dhimbje. Urrejtja ndaj Juventusit është e madhe në qytetin e Maradonës dhe ulja e Sarrit në stolin bardhezi do t’i trishtonte të gjithë.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar Zhorzhinjo. Mesfushori ka një lidhje të veçantë me Sarrin. Ai la Napolin për të vazhduar karrierën te Çelsi bashkë me trajnerin, të cilin e ka si baba.

Megjithatë, Zhorzhinjo nuk fshihet dhe zgjedh këto fjalë për të përshkruar mundësinë e transferimit të Sarrit te “Zonja e Vjetër”.

Populli napolitan e ka Sarrin në zemër. Do të ishte një tradhëti e hapur ndaj tyre kalimi i tij te Juventusi. Kështu janë njerëzit në Napoli, kështu janë gatuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon 27-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *