Sarri : Shkarkimin e mora vesh kur pashë Ançelotin në televizor

Mauricio Sarri ka kaluar një verë me shumë ngjarje. Si fillim erdhi shkarkimi nga De Laurentis dhe më pas historia vijoi me bllokimin që presidenti napolitan i bëri trajnerit si shenjë hakmarrje për ndasitë midis tyre.

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino”, Sarri ka rrëfyer eksperiencën disi të çuditshme të shkarkimit të tij: “Isha duke darkuar me disa miqtë e mi në një restorant kur pashë në televizor prezantimin e Ançelotit. Ishte një eksperiencë që nuk ia uroj asnjë kolegu”.

Eksperienca në Angli ka nisur si mos më mirë për ish-bankierin. Katër fitore në katër ndeshjet e para e kanë çuar Çelsin në krye të tabelës, por mbetet për t’u marrë nëse skuadra e tij do ta ruajë ritmin e fillimit të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online