Sarri “pret  biletën”, Guardiola merkato te Juventusi

Juventusi mund të marrë lajme të mira sot në lidhje me trajnerin e ri. Mauricio Sarri pritet të lihet i lirë nga Roman Abrahamoviç, ndërkohë që me Juventusin është mbyllur marrëveshja dhe italiani mezi pret që kjo pritje të përfundojë dhe të rikthehet të drejtojë në Serie A.

Sikurse raporton Gazzetta dello Sport, sot, ose maksimumi të hënën, Sarri do të jetë i lirë. Në kampin bardhezi në fakt nuk janë alarmuar, pasi e dinë që tekniku italian do ta mbyllë me Çelsin dhe disa ditë më shumë vonesë nuk janë aspak shqetësim. Gjërat janë thjesht formale.

Ndërkohë ka edhe lëvizje të tjera te Juventusi, pasi Zhoao Kanselo është drejt largimit. Sarrit i pëlqen të luajë me anësorë, por duhet t’i bëjë llogaritë pa portugezin e krahut të djathë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2023, por torinezët janë gati ta shesin.

Guardiola e do te Siti dhe Juventusi nga ana tjetër kërkon 60 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit. Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër që vjen nga Mançesteri dhe është shkëmbimi me Danilon, sigurisht shoqëruar edhe me disa miliona euro. Braziliani nuk ka pasur hapësira në formacionin Guardiolës dhe ka kërkuar largimin. Juventusit do i bënte punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *