N’Golo Kante është konsideruar vitet e fundit si mesfushori më i mirë në botë në rolin e tij. Francezi ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe dy tituj në Premier Ligë, duke qenë një “motor” në mesfushë dhe duke ndihmuar repartin e prapavijës.
Para ndeshjes kundër Malmos në “Europa League”, ka folur trajneri i Çelsit, Maurisio Sarri, i cili u ndalua më shumë të pozicioni në fushë i mesfushorit francez, Kante.
“Para mbrojtjes, dua një lojtar që e luan topin shpejt. Kante nuk e bën dot këtë gjë. Ai është i vlefshëm për Çelsin, por Zhorzhinjo është i duhuri për atë rol”,- insistoi Sarri.
Një gazetar i pranishëm në konferencë i kujtoi Sarrit se Kante ka fituar Kupë Bote dhe dy tituj në Premier Ligë si mesfushor para mbrojtjes, ndërsa Sarri iu kundërpërgjigj: “Në një sistem tjetër loje, jo tek i imi!”. Duket qartë se ish-trajneri i Napolit do t’i qëndrojë besnik zgjedhjeve të tij, pavarësisht rezultateve negative dhe kritikave nga tifozët dhe analistët anglezë.