Oferta kineze dhe marrëveshja me Flamurtarin, Alla i tregon të gjitha

Mbrojtësi Albi Alla është larguar nga Flamurtari për të vazhduar karrierën e tij në Kinën e largët. Pasi ka firmosur me skuadrën e Janbian, Alla ka dhënë një intervistë për “SportPlus”, ku ka treguar pse ka zgjedhur ekipin kinez për të vazhduar karrierën e tij, si dhe aventurën e tij 3-vjeçare në Shqipëri:

MARRËVESHJA ME FLAMURTARIN – “Përshëndetje nga Kina. Dua të falënderoj Flamurtarin për këtë eksperiencë 6-mujore, që më dha mundësinë të bëhem pjesë e ekipit. Marrëveshja u prish shumë thjeshtë, me marrëveshje “gentleman” mes meje dhe Idrizit. Gjej mundësinë ta falënderoj presidentin, i cili respektoi vendimin tim për të vazhduar karrierën jashtë shtetit”.

OFERTA KINEZE – “Ishte një ofertë që nuk mund ta refuzoja, pasi tregu aziatik është një treg shumë i madh dhe të hap shumë dyer. Duke parë dhe interesimin e klubit, duke më pritur plot tri javë për t’iu bashkuar, më bindën që të firmos”.

AVENTURA NË SHQIPËRI – “Kjo eksperiencë 3-vjeçare në Shqipëri më ka ndihmuar shumë. Që me Bylisin, ku ramë nga Kategoria, deri me Kukësin që u shpallëm kampionë. Edhe me Flamurtarin kam kaluar mirë. Shpresoj dhe besoj që do të shihemi prapë”,- u shpreh Alla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online