Sarri: Hazard mund të shitet, por kush e zëvendëson?

0

Mauricio Sarri ka pasur një fillim të mbarë te Çelsi. Dy fitore, një ndër to në derbin ndaj Arsenalit, kanë mjaftuar që tifozët e skuadrës londineze të “marrosen” pas teknikut italian. Të dielën Sarri përballet me një ndër rivalët të vjetër, me të cilin nuk takohej prej vitesh. Njukastëllin e drejtuar nga Rafa Benitez, tekniku spanjoll, të cilin i zuri vendin te Napoli. Në konferencën për shtyp për takimin e së dielën, Sarri foli për disa nga temat më delikate që rrethojnë klubin e Çelsit.

HAZARD – Hazard nuk është ende gati për 90 minuta të plota, por ai mund të luajë të paktën një pjesë lojë, ndoshta dhe pak më shumë se aq. Ndërsa për sa i përket të ardhmes së tij te Çelsi, mund të them se një skuadër me objektiva madhorë si Çelsi nuk mund të shesë një lojtar si ai, pa gjetur më parë një zëvendësues të denjë. Prandaj jam i bindur se Edeni (Hazard) do të jetë pjesë e jona këtë sezon”.

RRESHTIMI I MBROTJES – “Në ndryshim nga Konte unë nuk jam në gjendje të luaj me pesë mbrojtës. Në skuadrat e mia çdo lojtar ka detyra mbrojtëse, nuk është nevoja që të vendos një lojtar më shumë në repartin e prapavijës”.

NDRYSHIMET ITALI-ANGLI – Ka shumë ndryshime. Diçka që më ka bërë përshtypje është se në Itali ne bëjmë “luftë” para ndeshjes ndërsa gjatë ndeshjes ka “festë”, këtu ndodh e kundërta. Në Angli nëse je nën disavantazhin e dy golave ke ende shpresa, në Serie A ka mbaruar çdo gjë mund të ndodhe me atë rezultat”.

KOVAÇIÇ – “Ai luajti mirë në 30 minutat që i dhashë në ndeshjen e fundit. Është një lojtar shumë i mirë, por si ai, si Hazardi, ende nuk janë në gjendje për ta nisur një ndeshje nga minuta e parë. Të shohim çdo të tregojë gjatë sezonit. Kam shumë besim tek ai”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.