Vajushi zgjidh kontratën, tani shqyrton ofertat

0

Armando Vajushi ende nuk e ka përcaktuar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm futbollistik, por tanimë diçka është e sigurt: nuk do të jetë pjesë e Pro Verçelit në Serinë C. Sot ka ardhur zgjidhja e kontratës, që ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2019.

Shkodrani tanimë është i lirë, pasi ka zgjidhur me mirëkuptim kontratën me klubin italian. Anësori, i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë, tanimë mund të ketë mundësinë të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

Ternana është një nga klubet e përfolura si destinacioni i mundshëm i Vajushit. Më parë janë lakuar edhe Karpi e Breshia, por edhe zviceranët e Grasshopers. Shumë shpejt pritet të mëzohet edhe emri i ekipit të ri të shkodranit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.