Sarri bën ironi me tifozët: Nuk janë kënaqur që fituam, po mësohem!

Çelsi mori një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme ditën e sotme në transfertë përballë Kardif Sitit. Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Sarri foli për mediat, ku fillimisht pati një ironi për tifozët, të cilët e kanë kontestuar shumë dhe e kanë shprehur hapur që nuk e duan në krye të bluve.

TIFOZËT – “Ishin të pakënaqur nga rezultati. E kuptoj, e kuptoj fare mirë, po mësohem me këtë gjë.”

NDESHJA – “Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe më pas pësuam një gol të shëmtuar. Gjithsesi, në fund fituam dhe e meritonim atë fitore që morëm.”

KANTE DHE HAZARD JASHTË FORMACIONI – “Kante ka luajtur 50 ndeshje, ndërsa Hazard 47. Javën e fundit, ata luajtën dy ndeshje për kombëtaret e tyre, nga 90 minuta secili, kështu që mendova t’i lë pushim. Ishim me fat, pasi morën tri pikë, me Hazard që luajti 30-35 minuta, ndërsa Kante zero minuta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online