14 minuta, 5 gola! Çmenduri dhe përmbysje e pabesueshme në Nantë-Lilë

0

Ndeshja mes Nantë dhe Lilës, e vlefshme për javën e 30-të në Ligue 1, ka dhuruar spektakël dhe goal të shumtë. Vendasit ishin në kërkim të një fitoreje për të lënë pas një ecuri negative dhe ishin shumë pranë marrjes së tri pikëve.

Eserik dhe Kulibali i dhanë avantazhin e dyfishtë Nantës brenda 2 minutas dhe pa kaluar një orë lojë, dukej se Nantë e kishte fituar takimin. Por miqtë e Lilës nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe në vetëm 6 minuta, shënojnë tri herë, duke përmbysur rezultatin.

Leao, Pepe dhe Bamba ishin autorët e golave, që kaluan për herë të parë në avantazh skuadrën e Lilës. Këto pesë gola, u shënuan në harkun kohor të 14 minutave (55’ – 69’), një ndeshje e çmendur. E për të mos mjaftuar, Nantë kishte mundësinë të barazonte në minutën e 82’, por Eserik humbet një penallti.

Ligue 1, java 30

Nantë – Lilë  2-3
Eserik 55′, Kulibali 57′ / Leao 63′, Pepe 67′, Bamba 69′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.