Sançez karikon shokët e ekipit: Këtë vit fitojmë gjithçka

“Djajtë e Kuq” e filluan me një fitore këtë edicon të Premier Ligës, por fjalët e shumta të teknikut portugez Zhoze Murinjo kanë shtuar numrin e pesimistëve në radhët e tifozëve të ekipit më të trofeshëm në Angli. “The Special One” ankohet prej javësh për paaftësinë e drejtuesve në merkato.

Për të qetësuar situatën, si dhe për të rritur molarin e skuadrës ka menduar kiliani Aleksis Sançez, i cili shprehet i bindur se skuadra e tij do të arrijë suksese të mëdha këtë sezon dhe se forma e tij do të vijë gjithmonë e në rritje.

“Përshtatja në ekip ishte mjaft e vështirë për mua. Tani mendoj se jam gati të jap më të mirën në fushë. Duhet të mos shpërqendrohemi, pasi kjo skuadër mund të fitojë përballë çdo kundërshtari. Ka ardhur koha që Junajtid të rikthehet të fitojë trofe të rëndësishëm”, tha 29-vjeçari.
.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online