Bajerni i Mynihut bëri çmos për të blerë kartonin e talentit anglez Kalum Hadson Odoi gjatë merkatos së dimrit. Bavarezët filluan negociatat me një ofertë prej 20 milionë eurosh, ndërsa në fund të muajit shuma e çekut shkoi deri në 40 milionë euro.
Megjithatë, drejtuesit e Çelsit nuk u tunduan dhe e mbajtën në Londër talentin 18-vjeçar. Megjithatë te Bajerni janë të bindur, herët a vonë Hadson-Odoi do të mbërrijë në Mynih.
Ka qenë vetë Karl-Hainc Rumenige, i cili në një intervistë për medien gjermane “TZ”, ka pranuar haptazi në një intervistë se klubi i tij ka akoma interes për blerjen e talentit të londinezëve. Shefi i përgjithshëm i Bajernit tha se drejtori sportiv Hasah Salihamidzhiç do të vazhdojë sërish përpjekjet transferimin e lojtarit.
“Nuk jam i shqetësuar. Në të shkuarën kemi pasur transferime që nuk kanë funksionuar në përpjekjen e parë, por në merkaton e ardhshme i kemi mbyllur me sukses. Salihamidzhiç është si Hënses në këtë aspekt. Jam i bindur se ai do t’ia dalë me sukses herën e dytë”
“Ne duam lojtarë cilësorë te Bajerni dhe Salihamidzhiç është krejtësisht i bindur për këtë lojtar, prandaj ne kemi kaq shumë interes për të. Kemi sjellë shumë të rinj në skuadër si Kimish, Gnabri, Koman, të tjerë do të vijnë gjatë verës”, përfundoi kreu i Bajernit