Rrëfehet Kandreva: Ja pse e refuzova kalimin te Monako

0

Në limitet e merkatos së verës, Antonio Kandreva ishte fare pranë kalimit te skuadra e Monakos. Në një intervistë për “Sport Mediaset“, sulmuesi anësor i Interit shpjegoi se çfarë e shtyu të refuzonte në momentin e fundit kalimin në kampionatin francez.

“Është e vërtetë që klubi kishte arritur një marrëveshje me drejtuesit e Monakos për transferimin tim, por unë nuk e mora fare në konsideratë ofertën e tyre. Dua qëndroj gjatë këtu, besoj se kam akoma për të dhënë për Interin. Jam pjesë e një skuadre shumë të fortë dhe dua të largohem me një trashëgimi të rëndësishme nga ky klub”, tha italiani.

GOLI NDAJ BOLONJËS – Sezonin e kaluar, Kandreva nuk arriti ta gjente qoftë dhe njëherë rrugën e portës. Ky sezon nisi shumë mirë për të, pasi 31-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në takimin e javës së tetë në transfertën e Bolonjës. “Nuk shënova gjatë sezonit të kaluar dhe kjo më peshonte shumë. Golin ndaj Bolonjës e kam marrë si një pikë kthese për të ardhmen”.

FORCA E SKUADRËS – “E dimë që jemi të fortë, por në futboll askush nuk të dhuron asgjë. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin në çdo minutë”, përfundoi lojtari i Interit

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.