Bajern mendon për merkaton, kërkon krye golashënuesin e kampionatit francez

0

Bajern Mynih këtë sezon e ka nisur në një mënyre mjaft të mirë. Barazimi i paparashikueshëm ndaj Augsburg në fund të ndeshjes prishi paksa qetësinë tek Bajern, por gjithsesi kampionët e Gjermanisë vazhdojnë të palëkundur të qëndrojnë në krye të Bundesligës.

Tek ambienti bavarez ka pasur shpesh diskutime rreth temës Roben-Riber, pasi të dy lojtarët e krahut janë dhe në një moshë madhore tashmë, prandaj dhe Bajern duhet të gjejë sa më shpejt zëvendësuesit. Merkaton e verës u përfol shpesh emri i Marsial, por asgjë nuk arriti të konkretizohej. Me një Kingsli Koman që po shfaqet më shumë në infermieri se sa në fushë, gjermanët e shohin të domosdoshëm përforcimin e krahëve.

Pikërisht këto kohë po përflitet se Bajern është hedhur në sulm për golashënuesin më të mirë të momentit në Ligën e parë franceze. Bëhet fjalë për yllin e Marsejës, Florian Tovin. Drejtuesit bavarez po qëndrojnë në gatishmëri për një marrëveshje me klubin francez, por çdo gjë mbetet për t’u parë në periudhën e merkatos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.