Rrëfehet Del Piero: Juventus çështje zemre, ja veprimi që do e bëja përsëri!

Aleksandro Del Piero është një legjendë e Juventusit dhe futbollit italian. Ish-kapiteni i bardhezinjve dhe Kampioni i Botës 2006 është rikthyer të flasë për karrierën e tij, Juventusin dhe i rikthehet momentit të paharrueshëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai shënonte një dygolësh dhe i jepte fitoren bardhezinjve, ndërsa kur u zëvendësua, i gjithë stadiumi u ngrit duke e duartrokitur. Del Piero ndalet dhe te momenti kur firmosi kontratën e fundit me Juven në vitin 2011 duke nënshkruar një fletë të bardhë.

Juventus – “Marrëdhënia ime me Juventusin është një histori e bukur dashurie. Kemi shkruar faqe të paharrueshme së bashku, si në momente të bukura, ashtu dhe në momente të komplikuara. Kur vendosa të firmosja për një fletë të bardhë, e bëra sepse nevojitej një zgjidhje për të ndaluar gjithçka po krijohej: presione pafund, artikuj dhe deklarata. Flitej për interesin tim, ose qëllimin për të shkuar drejt situatave të çuditshme.

Unë nuk kam firmosur me Juven asnjëherë kontrata, sidomos mbas vitit 2006. Kurrë nuk kam menduar për paratë. Më shumë ishte një gjest i tipit: boll më, kemi gjëra të tjera për të menduar. Ishte një vit i vështirë, por unë doja të fitoja me atë skuadër. Duhet t’u jepja fund të gjitha zërave dhe t’i jepja hapësirë shoqërisë se si dhe sa do të qëndronim së bashku. Më kujtohet kur Ferguson dhe Gigs vendosën rinovimin e kontratës në vitet e fundit, kur ishin duke pirë verë. Ka dhe raste të tjera, por unë do e përsërisja veprimin tim. Ishte një gjest i fortë, por do e bëja përsëri.

Duartrokitjet e Santiago Bernabeut? Ai është një stadium unik me një tifozëri shumë kërkuese. Në atë stadium kanë luajtur futbollistë të mëdhenj që kanë veshur bluzën e Realit. Ishte e papritur për mua, kur më duartrokitën. Ishte një moment delikat për Juventusin dhe një periudhë e pasur me përballjet kundër Realit dhe kur përballesh shumë herë me një kundërshtar, nuk ka shumë simpati mes palëve. Aty doli në pah diçka e jashtëzakonshme dhe nuk po kuptohej mirë reagimi i tifozëve. U nisa për të kryer zëvendësimin dhe aty e kuptova realisht se çfarë po ndodhte. I falënderoj dhe njëherë tifozët e Realit për ndjesinë e pabesueshme që më dhuruan. Ishte diçka e bukur një vlerësim i tillë, nga ata që në teori ndodhën aty për të të fishkëllyer.”

Paralelja e tifozëve të Juves me CR7 – “U kënaqa shumë me gjestin e tifozëve të Juves. Ata duartrokitën një veprim të pabesueshëm atletik, paraqitjen në tërësi dhe kalibrin e një futbollisti. Është shumë e bukur kur je pjesë e momenteve të tilla”, përfundon 43-vjeçari italian për “Skysport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online