Bleu organe në treg të zi, Abidal drejt prangave

Erik Abidal po kalonte muajt më të mirë të jetës së tij. Francezi sapo ishte emëruar drejtor sportiv i Barcelonës, kur papritur një histori e së shkuarës iu rikthye para vetes. Bëhet fjalë për transplantin e mëlçisë që ish-mbrojtësi i Barcelonës kreu në vitin 2011 për t’i shpëtuar tumorit që po shkatërronte mëlçinë e tij.

Problemet ligjore me Abidal kanë të bëjnë me faktin se autoritet spanjolle dyshojnë se Abidal ka blerë një mëlçi në treg të zi, pasi sëmundja e tij po avanconte dhe shanset për të mbijetuar sa vinin e bëheshin gjithmonë e më të vogla.

Në këtë aferë dyshohet se është përfshirë dhe ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, i cili tashmë po vuan një dënim në burg pas akuzave për evazion fiskal. Nëse ish-presidenti katalanas dëshmon për këtë çështje, atëherë Abidal mund të përfundojë pas hekurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online