Sulmuesi i Nantës Khalifa Kulibali kaloi një javë të tërë në qeli, pasi dyshohej se rrahu bashkëshorten duke përdorur sende të forta ndër to dhe një çekiç.
Sulmuesi, i cili është formuar në akademinë e PSG-së, duket se do t’ia hedhë pa u lagur, pasi gruaja e tij ka tërhequr mbrapsht akuzat dhe ai ka lënë qelinë e paraburgimit.
Por, çështja ende nuk ka mbaruar. Prokurori lokal mund të vendosë ta hetojë rastin në fjalë dhe nëse ndaj Kulibalisë gjenden prova që provojnë se sulmi ka ndodhur, sulmuesi rrezikon deri në pesë vite heqje lirie.