Lionel Mesi vazhdon të “marshojë” drejt trofeut “këpucës së artë”. “Pleshti” ka qenë golashënuesi më i mirë i Europës në dy vitet e fundit. Argjentinasi i ka të gjitha gjasat, që ta fitojë këtë çmim për të tretën herë radhazi dhe ta përmirësojë rekordin e tij aktual nga pesë në gjashtë këpucë të arta.
Aktualisht Mesi është në vend të parë me 18 gola të shënuar përgjatë 1437 minutave. Ndjekësi më i afërt është Kilian Mbape. 20-vjecari po zhvillon një sezon fantastik, ku ka shënuar 17 në vetëm 1038 minuta, pra një mesatare e pabesueshme prej një gol në çdo 61 minuta. Sigurisht, duhet përmendur se niveli i futbollit në Francë është më i ulët se sa në Spanjë.
Në vend të tretë ndodhet Mohamed Salah me 16 gola, ndërsa Suarez mban vendin e katërt me 15 gola. Dhjetëshja e lojtarëve me më shumë gola në Europë, plotësohet nga Duvan Zapata, Kristiano Ronaldo, Fabio Kualjarela, Obamejang dhe Herri Kejnë, të pestë me nga 14 gola secili.