Zeneli “çmend” Evropën, interes dhe nga skuadra e Ligue 1

0

Arbër Zeneli është lojtari më i kërkuar në këtë merkato janari dhe pas pistave si Fenerbaçe dhe Çelsi, në garë për shërbimet e yllit kosovar është futur edhe skuadra franceze, Stade de Reims. Skuadra franceze kërkon ta bindë 23-vjeçarin të shkruajë një para-kontratë dhe ta marrë në qershor.

Gjithsesi, sipas mediave franceze ky transferim mund të kryhet edhe në janar, pasi problemet në repartin e sulmit te skuadra e Reims janë të mëdha. Skuadra franceze ka shënuar vetëm 17 gola në 21 javë kampionat dhe një afrim në repartin e sulmit duket mëse i nevojshëm.

Zeneli mund të jetë alternativa e duhur për ekipin e Reims, pasi kosovari ka treguar një formë shumë të mirë deri më tani. Edhe në takimin e djeshëm përballë Ajaksit, sulmuesi ishte vendimtar, pasi asisti i tij në sekondat e fundit të sfidës i shmangu humbjen skuadrës së tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.