Ronaldo i komunikon kapitenit vendimin

0

Kristiano Ronaldo dëshiron të lërë Realin dhe e ka seriozisht.

Edhe pse nuk flet askush, as Ronaldo, as menaxheri i tij dhe asnjeri nga Reali, mediat nxjerrin çdo ditë lajme të reja dhe të gjithë konfirmojnë se portugezi kërkon të kthehet në Mançester.

Në Spanjë sot është publikuar lajmi se Ronaldo ka pasur një bashkëbisedim telefonik me kapitenin Sergio Ramos, i cili i ka kërkuar sqarime.

Ronaldo i ka rrëfyer se kërkon të largohet si pasojë e gjyqit për evazion fiskal dhe për faktin se Reali nuk e ka mbrojtur si duhej në këtë histori.

Nga e kanë mësuar mediat këtë bisedë, është mister, por mbetet fakt që Ronaldo nuk po përgënjeshtron asnjë lajm që e largon nga kampionët e Europës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.