Roma vlon, tifozët mesazh ofendues presidentit Palota

Roma nuk i rinovoi kontratën Daniele De Rosit dhe kjo i ka acaruar tifozët. Trajneri Klaudio Ranieri e tha hapur, që ai si teknik do e donte në skuadër një lojtar të tillë. Gjithsesi drejtuesit verdhekuq kanë menduar ndryshe dhe me siguri e kanë menduar edhe irritimin e tifozëve, që kanë nisur të protestojnë dhe të hapin pankarta të ndryshme.

Veç atyre në Itali, ka rritim edhe nga jashtë. Madje deri në Nju Jork ku janë hapur dy mesazhe ndaj presidentit Xhejms Palota. Në njërin shkruhej: “Roma nuk është një lojë: dashuria mbetet, durimi mbaron”.

Mesazhi tjetër ishte ofendues ndaj presidentit të Romës: “Palota dordolec shkërdhatë, na u ça trapi me ty!”. Me siguri në vazhdim do të ketë të tjera aksione të tifozëve të klubit italian, që nuk mund të pranojë largimin e një lojtari flamur si De Rosi, sidomos kur ky i fundit ka bërë edhe një propozim për të qëndruar dhe me kushte financiare modeste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *