Gazetat italiane sot janë hapur me lajmin se Xhordan Veretut do të jetë lojtari më i ri klubit të Romës. Mesfushori prej kohësh është një nga synimet e Milanit. Megjithatë, problemet financiare të kuqezinjve i kanë hapur rrugë aksionit të kryeqytetasve.
“Il Messaggero” raporton se Veretut është i destinuar të vidhet verdhekuq sezonin e ardhshëm. Francezi do firmosë kontratë 5-vjeçare, që e mban të lidhur me Romën deri në vitin 2024. Në xhepat e Fiorentinës do të shkojnë 10 milionë euro bashkë me kartonin e sulmuesit Defrel. Në rast kualifikimi në Champions vihet në zbatim një bonus me 1 milion euro.
Objektivi tjetër i Romës, Xhanluka Mançini shihet çdo ditë e më larg. Italiani vlerësohet shumë nga Atalanta dhe klubin nga Bergano nuk e kënaq asnjë ofertë e ardhur deri tani. Roma jep 25 milionë plus bonuse, ndërkohë Atalanta kërkon shumë më tepër. Kryeqytetasit pritet të tërhiqen nga gara për 23-vjeçarin. Lianco është plani tjetër. Braziliani aktivizohet me Torinon dhe pritet të kushtojë më pak se Mançini.