Korabi “thyen” rekord, rinovojnë gjithë titullarët e vjetshëm

Gjatë kësaj periudhe, kur ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, drejtuesit e Korabit janë kujdesuar së pari për të mbajtur në skuadër titullarët e sezonit të kaluar. Për trajnerin Dorian Bubeqi, kjo formë do të jetë shumë efikase për këtë skuadër. Në deklaratën e dhënë për SportEkspres.com, kavajasi tregoi se procesi i rinovimit të kontratatave është prioritar dhe thuajse ka përfunduar.

“Në platformën e klubit për sezonin e ri, një vend të rëndësishëm zënë edhe rinovimet e futbollistëve të sezonit të kaluar. Jemi në proces dhe këto ditë thuajse kanë rinovuar të gjithë. Ky ka qenë prioriteti ynë në këtë merkato vere. Mendoj se kështu kompaktësimi i skuadrës do të jetë më i mirë, pasi janë futbollistë që e njohin lojën e njeri-tjetrit në fushën e lojës”, deklaron Bubeqi.

Ndërkohë, për përforcimet dhe përgatitjet, trajneri kavajas shton: “Përgatitjet për sezonin e ri kemi menduar që t’i nisim më 22 korrik dhe deri atëhere ekipi do jetë i kompletuar edhe me dy-tre afrime të reja, që javën e ardhshme do të zyrtarizohen nga drejtuesit e klubit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online