Roma me ambicie për sezonin e ri, përgatit rikthimin e Sarrit në Itali

Roma nuk po kalon një sezon të mirë, teksa disa javë më parë shkarkoi nga drejtimi i ekipit edhe Eusebio Di Françeskon, duke emëruar Klaudio Ranierin, si trajner. Gjithsesi, drejtuesit verdhekuq kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ku në krye të projektit kanë menduar Mauricio Sarrin.

Italiani është trajner i Çelsit momentalisht, por Roman Abramoviç nuk është i kënaqur nga rezultatet e tij dhe largimi në fund të sezonit duket diçka formale. Për këtë arsye, sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, klubi i Romës ka menduar që të rikthejë Sarrin dhe një herë në atdhe.

Gjithsesi, duhet pritur fundi i sezonit, pasi në rast se Çelsi arrin të triumfojë në Europa League, Abramoviç mund ta rimendojë pozitën e Mauricio Sarri në krye të klubit londinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online