Serie A është ndër kampionatet me numrin më të lartë të huajve në Europë. Në ekipet e pjesës së sipërme te tabelës është e vështirë të gjesh një ekip me më shumë se tre ose katër italianë në fushë, por duket se një klub po rikthehet në origjinë.
Roma fitoi ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt ndaj Portos me rezultatin 2 – 1. Një detaj interesant i këtij takimi ishte se 7 nga 11 lojtarët e formacionit titullar ishin të gjithë italian.
? Ecco la nostra formazione per #RomaPorto ?
? DAJE ROMA! ??#ASRoma #UCL pic.twitter.com/geJKEnEk6h
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 12, 2019
Vendasit fillonin nga portieri Mirante e më pas e më pas vazhdonin me Florencin, Kristanten, De Rosin, Pelegrinin, Zaniolon dhe El Sharauin. Jo më kot për këtë përballje në stadium ishte i pranishëm dhe trajneri i kombëtares italiane Roberto Mançini.