VIDEO | PSG jep leksion në “Old Trafford”, Zaniolo “gladiatori” fitues i Romës!

Mançester Junajtid mori një leksion futbolli nga PSG-ja. “Djajtë e kuq” u mundën në “Old Trafford” me rezultatin 2 – 0 nga kampionët e Francës. Ole Gunar Solskjaer merr humbjen e parë në krye të  Mançester Junajtid pas 11 ndeshjes ku regjistroi 10 fitore dhe një barazim.

Mjafton të përmendim që kjo ka qenë një ndër ndeshjet më lehta të Xhanluixhi Bufon, për të përshkruar dominancën e PSG-së. Portieri 41-vjeçar u testua vetëm në një rast në ndeshjen e sotme. Një moment pakujdesie zhbllokoi takimin me Kimpembe që i shpëtoi markimit të anglezëve dhe shënoi pak metra larg portës së Junajtid në minutën e 53-të. Shtatë minuta më vonë Mbape ndëshoi sërish Junajtid me një asist të shkëlqyer “ish”-i i “djajve të kuq” Angel Di Maria

Mançester Junajtid 0 – 2 PSG
Shënues: Kimpembe 53’, Mbape 60’

Roma dhe Porto zhvilluan një ndeshje shumë të fortë në “Olimpico”, por ekipi italian ia doli të fitonte duelin e parë. Djemtë e Spaletit fituan me rezultatin 2-1, ndërsa kualifikimi do të vendoset në Poortugali.

Nikolo Zaniolo ishte heroi i vendasve me dy golat e shënuar, ndërsa goli i spanjollit Adrian mban gjallë shpresat e Portos për të avancuar më tej në Champions.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, me Edin Xhekon që goditi shtyllën. Pjesa e dytë ishte më e bukur dhe mjaftuan 9 minuta që ndeshja të shpërthente. Zaniolo kaloi Romën në avantazh në minutën e 70-të. 19-vjeçari mori një asist në zonë nga Xheko dhe lëshoi një diagonale të pakapshme me të djathtën.

Zaniolo nuk u ndal dhe dyfishoi shifrat pas gjashtë minutash. Kundërsulm i shpejtë i Romës, me Xhekon që goditi drejt portës, Topi u përplas në shtyllë dhe Zaniolo, i cili bëri një sprint fantastik, nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën për herë të dytë. Një rekord për talentin e Romës, i cili bëhet futbollisti më i ri italian në histori që shënon dy gola në Champions Ligë.

Porto nuk u dorëzua dhe arriti të gjente golin e shumëkërkuar në minutën e 79-të.  Adrian shfrytëzoi një asist të Soares dhe shkurtoi diferencën, duke vendosur heshtjen në “Olimpico”. Takimi nuk pati më gola dhe të dy ekipet do të zhvillojnë duelin e dytë dhe atë deçiziv mes tyre pas dy javësh.

Roma-Porto 2-1
(Zaniolo 70’, 76’ / Adrian 79’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online