Roma i ka hapur punë vetes me largimin e El Sharauit. “Faraoni” u largua drejt Kinës për te skuadra e Shangai Shenua për shifrën e 20 milionë eurove, që u derdhën në llogarinë e klubit verdhekuq. Gjithsesi, Romës do i duhet t’i hedhë direkt në veprim ato para.
Klubi italian duhet të gjejë një zëvendësues për El Sharauin. Drejtuesit e kanë paraprirë dhe kanë një emër. Leon Beili është djaloshi që kërkojnë italianët për të ploësuar sulmin. Xhamajkani është treguar i jashtëzakonshëm këtë sezon me Bajer Leverkusen, duke shfaqur interesin e disa klubeve.
Përveç parave të fituara nga shitja e El Sharauit, Palotës do i duhet të shtojë milionë të tjerë për të bërë të mundur sjelljen e 21-vjeçarit në “Olimpico”. Leverkusen kërkon jo më pak se 40 milionë euro. Roma nuk dorëzohet dhe qëndron akoma në garë.